Më datën 10 tetor 2013, në ambientet e Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, u mbajt Konferenca rajonale “Tregu i Energjisë: Evropa Juglindore 2013” e organizuar nga kompania Evroenergie e cila është pjesë e grupit të mirënjohur Energiewelt nga Gjermania. Folësit në këtë konferencë ishin akterë kyç në sektorin e energjisë nga i gjithë rajoni, duke përfshirë Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Zt. Fadil Ismajli, Ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Dr. Johan Brieger, Shefin e Divizionit në Ministrinë Federale të Ambientit në Gjermani, Zt. Franz-Josef Schafhausen dhe Kryesuesin e Shitjeve të Rrjetit në E.ON Mitte AG, Zt. Sven Nuhn.
Ndër folësit kryesor në këtë konferencë ishte edhe Partneri ynë Menaxhues, Zt. Dastid Pallaska, i cili prezantoi një vështrim ligjor rreth temës “Financimi i Projekteve në Sektorin e Energjisë”. Ndër të tjera, Partneri ynë Menaxhues prezantoi aspektet kyçe të Financimit të Projekteve, strukturën, përparësitë dhe të metat e kësaj mënyre të financimit si dhe matricën për menaxhimin dhe zbutjen e riskut përgjatë implementimit të këtyre projekteve në sektorin e energjisë.
Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...
Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...
Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...
Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...