E Drejta e Punës

Firma jonë ofron shërbime të të gjitha llojeve lidhur me të drejtën e punës. Këto shërbime përfshijnë vlerësimet të cilat kanë për qëllim të identifikojnë rreziqet në kompanitë e klientëve tanë ashtu që ata të mund t’i minimizojnë pakënaqësitë e punëtorëve, gjobat e inspektoratit të punës si dhe mosmarrëveshjet e panevojshme ligjore. Përveç kësaj, ne u ofrojmë klientëve tonë këshilla mbi marrëveshjet e punësimit si dhe zhvillimin e instrumenteve të brendshme ligjore mbi rregullat e punësimit, kodin e etikës dhe procedurat disiplinore.

Përveç këshillave mbi kërkesat ligjore për të ardhurat e punonjësve dhe pensionet, ne gjithashtu u asistojmë klientëve tonë që të zhvillojnë plane dhe programe stimulimi, si: ndarja e profitit, pronësia e stoqeve nga punonjësit dhe pakot e ndarjes. Këto lloje të shërbimeve u ofrohen kompanive të rëndomta si dhe kompanive të cilat kanë kaluar nëpër ndonjë transaksion transformues. Në rastet e bashkimeve dhe blerjeve, ne kemi përvojë në vlerësimin e ndikimit të çështjeve që kanë të bëjnë me punësim në ato transaksione si dhe ndikimin e atyre transaksioneve tek punonjësit. Poashtu, ne ofrojmë kujdesin post-transaksional për pronarët e rinj lidhur me implementimin e ndryshimeve që kanë të bëjnë me fuqinë punëtore të kompanisë.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...