Infokusi Image

Publikohet Amicus Curiae e avokatit tonė, Dastid Pallaska, pėr Gjykatėn Kushtetuese nė lidhje me kėrkesėn e Presidentes sė Republikės pėr vlerėsimin e pėrputhshmėrisė me Kushtetutėn tė Parimeve tė Pėrgjithshme

Mė 1 dhjetor 2015, avokati ynė Dastid Pallaska – duke vepruar sipas ftesės sė Gjykatės Kushtetuese – ka dorėzuar nė Gjykatėn Kushtetuese Parashtresėn Amicus Curiae nė lidhje me Kėrkesėn KO 130/15 tė Presidentes sė Republikės sė Kosovės, me tė cilėn Presidentja e Republikės ka kėrkuar “Interpretimin e pėrputhshmėrisė sė Parimeve tė Pėrgjithshme/elementeve kryesore tė Asociacionit tė komunave me shumicė serbe me frymėn e Kushtetutės, me Nenin 3, paragrafin I, Kapitullin II dhe Kapitullin III, tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.”

Pėrkundėr faktit qė Parashtresa Amicus Curiae ėshtė dokument publik dhe pjesė e shkresave tė lėndės KO 130/15, e njėjta nuk ėshtė publikuar deri nė nxjerrjen e aktgjykimit tė Gjykatės Kushtetuese nė lidhje me Kėrkesėn KO 130/15 nė mėnyrė qė tė parandalohet keqpėrdorimi i Parashtresės Amicus Curiae si mjet pėr ushtrim tė presionit mbi Gjykatėn Kushtetuese gjatė shqyrtimit tė Kėrkesės KO 130/15 nga Gjykata Kushtetuese.

Versionin origjinal tė Parashtresės Amicus Curiae nė gjuhėn angleze mund ta gjeni nė kėtė link, ndėrsa pėr versionin e pėrkthyer nė gjuhen shqipe tė Parashtresės Amcius Curiae klikoni kėtu.

Amicus Curiae pėr Gjykatėn Kushtetuese

Nė shkurt tė vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar tė japė njė pėrmbledhje si amicus curiae nė rastin KO Nr. 97/12 l...

Presidentja e Republikės sė Kosovės

Nė vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmės, Dastid Pallaska, ishte emėruar nga Presidentja e Republikės sė Kosovės si eks...

Ndihma e fėmijėve me Sindromėn Down

Nė dhjetor tė vitit 2012 ne ofruam njė mbėshtetje modeste nė Darkėn Bamirėse tė Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė, e ci...

Dita e Avokatisė

Nė vitin 2012 dhe 2013 firma jonė ofroi njė kontribut modest nė ngjarjen vjetore tė Odės sė Avokatėve tė Kosovės pėr tė ...