Infokusi Image

Chambers and Partners rendit Pallaska&Associates si firmën e vetme të Rangut të Parë në Kosovë për vitin 2017

Në prill 2017, Chambers and Partners renditi Pallaska&Associates si firmën e vetme të Rangut të Parë në Kosovë për vitin 2017. Për më tepër, Chambers and Partners kanë shquar Partnerin tonë Menaxhues Dastid Pallaska si avokatin e vetëm të Rangut të Parë. Ky është viti i pestë radhazi që firma jonë është renditur si firmë e Rangut të Parë në Kosovë dhe Partneri ynë Menaxhues si avokat i Rangut të Parë.

Në analizën e tyre, Chambers and Partners, lavdërojnë aftësitë e firmës tonë për të ofruar këshilla praktike dhe etiketon firmën tonë si “firmë ligjore e shquar me një reputacion të jashtëzakonshëm në treg,” dhe ekipin e firmës si “…shumë të ditur, përgjegjshëm dhe komunikues.“

Përveç kësaj, Chambers and Partners, citojnë disa burime të cilat shprehen se Partneri jonë Menaxhues, Dastid Pallaska “…është shumë proaktiv, shumë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe i aftë në trajtimin e transaksioneve komplekse në afate të shkurtëra kohore.” Një burim shton se “ai është i zellshëm, i orientuar drejtë klientit dhe shumë profesional,” kurse një tjetër shton se "ai ka guximin që ta kryejë punën deri në fund.“

Analiza e plotë e Chambers and Partners 2015 për Pallaska&Associates mund të shihet në

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...